Publikohen pamjet – Balenë e rrallë në ujërat shqiptare

Publikohen pamjet – Balenë e rrallë në ujërat shqiptare

Një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e kristalta pranë gadishullit të Karaburunit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo pamje e rrallë është regjistruar nga arkitekti i njohur Artan Shkreli i cili më pas edhe ka ndar videon emocionuese në rrjetet sociale, duke përshkruar momentin si një përvojë të veçantë dhe mbresëlënëse.

Sipas raportimeve të A2 Televizion, kjo është hera e parë që prej vitit 2020 që një balenë raportohet në këtë zonë të Detit Jon, një sinjal pozitiv për shëndetin dhe biodiversitetin e ekosistemit detar shqiptar.

Related Articles