Publikohen pamjet e rënda, i dyshuari u rrah brutalisht nga dy vëllezërit Islamaj para se t’i vriste

Publikohen pamjet e rënda, i dyshuari u rrah brutalisht nga dy vëllezërit Islamaj para se t’i vriste

Vazhdon të jetë nga temat kryesore në vend.

Bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve Islamaj në Madanaj të Gjakovës.

Kësaj tragjedie raportohet t’i ketë paraprirë një konflikt pronësor, që ditën e diel eskaloi deri në fatalitet të dyfishtë.

Disa orë pas aktit, i dyshuari u arrestua nga autoritetet kosovare në Zllakuqan të Klinës.

Sipas informacioneve të para dhe ende jo të konfirmuara nga organet përgjegjëse, i dyshuari thuhet t’i ketë vrarë vëllezërit në vetëmbrojtje, sepse në momentin kur ishte gjetur nga policia, kishte qenë në gjendje tejet të rëndë, i plagosur dhe në gjak.

T7 ka publikuar tashmë disa prej pamjeve, për të cilat jua tërheqim vërejtjen që janë tejet të rënda dhe nuk preferohen për personat e ndjeshëm.

VIDEO

Related Articles