Me padurim dhe me emocione të mëdha një numër i madh i besimtarëve myslimanë sot u zgjuan herët për të shkuar në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Shtëpi kjo ku besimtarët myslimanë shkuan për ta falë namazin e festës së Kurban Bajramit.
Falja e Kurban Bajramit në këtë xhami u përcoll me interpretim të ilahive të bukura të Nusret Kurtishit dhe grupit të tij.
Besimtarëve myslimanë iu drejtua më një fjalim Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës.
Gjatë fjalimit para besimtarëve që ishin në numër të madh, Goga kujtoi kohën kur në Kosovë zhvillohej lufta 25 vjet më parë dhe kosovarët u detyruan ta festonin Kurban Bajramin larg shtëpive të tyre.
Imami ka theksuar se nuk duhen harruar të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e vendit.
“Por në asnjë moment nuk guxojmë t’i harrojmë të gjithë brezat dhe gjeneratat që kanë dhënë shumë që ne sot të jemi në lirë. Gjithë brezat e gjeneratat që kanë kontribuar e në veçanti luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi Goga.
Në materialin e mëposhtëm i gjeni të përmbledhura të gjitha momentet më të bukura të ceremoninë së faljes së Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.