Grupi libanez Hezbollah ka njoftuar se militantët e tij lëshuan dhjetëra raketa Katyusha drejt Izraelit.
Hezbollahu thotë se raketat janë lëshuar drejt shtabit të mbrojtjes ajrore të forcave izraelite (IDF) në zonën e kazermave Kaila në Lartësitë e Golanit, raporton CNN.
Grupi gjithashtu deklaroi se mbështet popullin palestinez në Gaza dhe rezistencën e tyre kundër sulmeve izraelite në zonat civile.
Hezbollah tha se sulmi u krye në orën 00:35 (orën lokale të së dielës).
Ndryshe, mediumi shtetëror iranian, IRNA ka raportuar se Irani tashmë ka nisur edhe sulmin me raketa ndaj Izraelit.
BREAKING:
Hezbollah start firing MLRS rockets toward northern Israel pic.twitter.com/tVKipWtBFa— Visegrád 24 (@visegrad24) April 13, 2024