Publikohet dëshmia e Naim Murselit, pretendon se tradhtia ishte motivi i vrasjes

Publikohet dëshmia e Naim Murselit, pretendon se tradhtia ishte motivi i vrasjes

Liridona Ademaj është vrarë me armë zjarri me 29 nëntor të vitit që lamë pas, për vrasjen e saj janë arrestuar 3 persona: Naim Murseli (bashkëshorti i saj) dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Për vrasjen që tronditi vendi është aluduar për disa variante se përse mund të ketë ndodhur ky akt makabër. Ndër to, ishte përmendur një sigurim shëndetësor nga shteti suedeze prej ku jetonin çifti me dy fëmijët e tyre.

Naim Murseli, për të cilin ishte raportuar se fillimisht kishte pranuar vrasjen, pastaj kishte deklaruar se nuk është në gjendje të falsë, së fundmi ka dhënë një arsye pse sipas tij u vra Liridona.

Ai tani po pretendon se “tradhtia” ishte motivi i vrasjes.

“E ndjera ishte një nënë e mrekullueshme, mirëpo si person ishte temperamente dhe nuk tregonte aspak respekt në shtëpi ndaj meje… nuk isha i lumtur me të… bashkëshortja ime më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi”, ka deklaruar ai para trupit gjykues.

Ndërkohë, janë publikuar pjesë edhe nga dëshmia e dorasit, Granit Plavës.

Ai konfirmon se për vrasje e kishte angazhuar Naim Murseli teksa shton se kishte një vit që po e luste ta kryente aktin.

“Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30 mijë euro pasi ta vrasim këtë grua”, deklaron ai.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të parë se deri ku ka shkuar hetimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Related Articles