Publikohet foto e shqiptarit të ekzekutuar në Ekuador

Publikohet foto e shqiptarit të ekzekutuar në Ekuador

Ky është 53-vjeçari Arianit Rizai, i cili u ekzekutua pasditen e 9 Nëntorit në Ekuador. Mediat kolumbiane kanë publikuar foton e shqiptarit, i cili u vra para spitalit “Luis Vernaza” në Guajakil, në sy të bashkëshortes së tij.

Ai po qëndronte brenda kësaj makine në parkingun e spitalit, kur dy persona me motor i janë afruar dhe kanë qëlluar me pistoletë. Autorët sipas dëshmitarëve okular të cituar në disa media në Ekuador, janë larguar me shpejtësi po me motor. Ndërsa policia thekson se ai u ekzektua me një armë të kalibrit 9 milimetër.

Disa metra larg makinës ndodhej bashkëshortja e 53-vjeçarit, që sipas raportimit të mediave të huaja kishte shkuar të vizitonte babanë e saj në ambientet e spitalit. Këto janë pamjet e publikuara nga mediat vendase që tregojnë momentin kur tentohet që trupi i shqiptarit kërkohet të futet për ndihmë mjekësore në spital.

Gruaja mësohet t’i ketë thënë hetuesve se ata kishin disa kohë në Ekuador. Ajo ka shtuar se bashkëshorti i saj nuk punonte pasi nuk kishte dokumente të rregullta, ndaj të afërm nga Shqipëria dhe Kanadaja u dërgonin atyre të ardhura për të jetuar.

Gruaja e 53-vjeçarit shqiptar nuk ka dhënë asnjë indicie për motivet e ngjarjes, megjithëse mediat në Ekuador theksojnë se ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë me arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi, i njohur si kapo e trafikut të drogës në Ekuador.

Related Articles