Publikohet ftesa zyrtare që iu bë Haradinajt për inaugurimin e presidentit Donald Trump

Publikohet ftesa zyrtare që iu bë Haradinajt për inaugurimin e presidentit Donald Trump

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar letrën që kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj e ka marrë nga , kongresisti Robert B. Aderholt në rastin e inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve.

Tahiri ka thënë se Haradinaj e ka sakrifikuar agjendën e fushatës zgjedhore, pasi miqësinë me SHBA-të e konsideron më të rëndësishme.

“Për hir të korrektësisë dhe transparencës publike, po publikojë ftesën nga Kongresi Amerikan, respektivisht, kongresisti Robert B. Aderholt për kryetarin Ramush Haradinaj, me rastin e inaugurimit të Presidentit Trump, e pranuar më 18 dhjetor 2024. Në respekt të kësaj ftese, mirënjohjes dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të, kryetari Haradinaj ka sakrifikuar agjendën e zgjedhjeve. Nuk ka asgjë më jetike sesa marrëdhënia e Republikës së Kosovës me SHBA dhe përfaqësimi ynë në këtë ngjarje”.

Në politikën e jashtme dhe diplomacinë amerikane, respekti, miqësia dhe partneriteti nuk janë çështje ku ka dallime mes Kongresit dhe Administratës. Prandaj, Haradinaj i është qasur pjesëmarrjes sikur të ishte ftuar drejtpërdrejt dhe personalisht nga z. Trump. Faleminderit, Aderholt. Faleminderit miqve amerikanë në Senat, Kongres dhe Administratë”, ka shkruar Tahiri. 

Related Articles