Një skandal i madh kishte ndodhur në turneun e kikboksit, i mbajtur në Cetinjë të Malit të Zi më 13 nëntor.
Referi në ring, Fegja Trbonja e goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.
Në një video, që është publikuar në uebfaqen e televizionit shtetëror të Malit të Zi, “RTCG.me”, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova proteston pasi u shpall fitues trajner kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber.
Trajneri kosovar, futet në ring dhe shpreh pakënaqësinë duke bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.
Më pas referi në ring Trbonja ndërhyri duke i thënë trajnerit kosovar të largohej.
Por Trbonja e eskaloi situatën, duke e goditur trajnerin kosovar me trofe në fytyrë.
Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij.
Dëgjoheshin fyerje edhe nga publiku vazhdimisht.