Publikohet kalendari i vitit shkollor 2025-2026

Publikohet kalendari i vitit shkollor 2025-2026

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, është miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025-2026.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të grupit punues, i cili përbëhej nga mësimdhënës, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollave dhe MAShTI-t, për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur në hartimin e këtij kalendari gjithëpërfshirës si dhe atyre që kanë dhënë komentet e tyre”, shkroi Nagavci.

“Si Ministri bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtuesit e shkollave, jemi duke bërë përgatitjet më të mira për t’ju siguruar një vit shkollor të suksesshëm, plot mundësi për mësim dhe zhvillim. Ju uroj një fillim të suksesshëm dhe një vit shkollor plot arritje e përvoja të reja”, u shpreh tutje ajo.

Related Articles