Publikohet lista e bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes nga Qeveria Hoti

Publikohet lista e bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes nga Qeveria Hoti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e bizneseve të cilët kanë marrë më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, në vlerë prej 60 milionë euro të shpërndarë nga Qeveria Hoti.

Hekuran Murati, ka bërë të ditur emrat e 50 bizneseve që përfituan nga kjo Pako përmes një postimi në Facebook.

“50 bizneset që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro shpërndarë nga Qeveria e kaluar, në tetor të vitit 2020. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020”, shkruan Murati.

50 bizneset që përfituan më së shumti në Qeverinë Hoti, nga Pako e RimëkëmbjesMinistria e Financave, Punës dhe…Posted by Hekuran Murati on Thursday, April 22, 2021

Related Articles