Pesë persona janë vrarë dhe të paktën 37 persona janë plagosur në një sulm me raketa ruse në Chernihiv, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë.
Një teatër dhe një universitet janë ndër ndërtesat e dëmtuara nga sulmit, që ndodhi mëngjesin e sotëm.
“Si rezultat i goditjes së raketave ruse, dhoma e teatrit të dramës u shemb, pasuar nga një zjarr”.
Chernihiv.#RussiaIsATerroristState
📷: suspilne pic.twitter.com/T73aHV2m79— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 19, 2023
Ndërkohë, Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, publikoi një video të re që ai pretendon se tregon momentin e sulmit me raketa në qendër të Chernihiv.