Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë, ku dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se sipas dyshimeve të para, një burrë ka vrarë një grua e pastaj edhe veten.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
“Ka ndodhur një vrasje në qytetin e Vushtrrisë. Dyshimet e para janë për një burrë dhe një grua. Dyshohet se burri fillimisht e ka vrarë gruan dhe pastaj edhe veten. Në vend të ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar dhe aty janë gjetur disa gëzhoja”, ka njoftuar Preteni.