Një video e një përleshjeje të pabesueshme po shpërndahet në rrjetet sociale.
Ramadan Ondash dhe Chartpayak Sakastoon u përballën në një ndeshje kikboksi të ONE në Tajlandë, ku fituesi rezervoi një kontratë prej 80,000 eurosh me ONE Championship.
Të dy e nisën luftën në mënyrë agresive, duke pranuar shkëmbimin e goditjeve.
Siç raportohet nga mediat angleze, pas raundit të parë të çmendur, pasoi një i dytë, edhe më i çmendur, në të cilin në një moment të dy luftëtarët përfunduan me shpinë nga forca e goditjeve që dhanë.
Sakastoon ia doli të triumfonte me vendim unanim, duke mposhtur rivalin e tij të përbetuar, për t’u shpallur kampion bote.