Publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës që posedojnë “pasaportat paralele”

Publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës që posedojnë “pasaportat paralele”

Në Strasburg të Francës, më 18 shtator, është nënshkruar dekret-rregullorja për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportës që e lëshon për serbët e Kosovës, e ashtuquajtura Drejtoria koordinuese në Beograd.

Dekreti u nënshkrua nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së.

Poseduesit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave që BE-ja e bëri me shtetin serb në vitin 2009.

Sot vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për ata që janë shtetas të Kosovës e që kanë pasaporta të Serbisë, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese, kjo duke i dhënë fund procesit legjislativ për këtë çështje në BE.

Më 23 korrik, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha mes tjerash se këtë vendim e konsiderojnë “të dëmshëm, të padrejtë dhe dekurajues për integrimin e serbëve”.

Related Articles