Publikohet një audio-incizim ku Zhaklina kërcënon një psikologe

Publikohet një audio-incizim ku Zhaklina kërcënon një psikologe

Opinionistja e emisionit Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, është kthyer prej kohësh në një prej personazheve më të diskutuar në media.

Ajo është komentuar shpesh për qëndrimet e saj në lidhje me disa nga banorët e shtëpisë, gjersa nuk kanë munguar edhe kontraditat e herë pas hershme.

Megjithatë, Zhaklina duket se nuk e ka mirëpritur mirë komentin e një psikologeje të quajtur Anila, e cila në një koment të bërë në rrjetet sociale e ka quajtur opinionisten “të sëmurë mendore”.

Kjo ka bërë që Zhaklina të reagojë e revoltuar duke i çuar audio-mesazhe, të cilat tashmë janë publikuar dhe bërë të ditura për publikun.

“Ty Anil në shkollën e psikologjisë kështu të kanë mësuar, që t’i drejtohesh tjetrit dhe t’i thuash ‘Ti je dhe do të mbetesh e sëmurë psikike’. Sepse unë do të ta heq licencen e psikologes, do t;iu bëjë ‘print screen’ këtyre mesazheve dhe do kujdesem që të mos punosh më atë. Më thuaj vendin ku punon sepse nuk do të punosh aty”.

VIDEO

Related Articles