Publikohet një video nga sulmi me 10 të vdekur në shkollën në Graz të Austrisë

Publikohet një video nga sulmi me 10 të vdekur në shkollën në Graz të Austrisë

Në qytetin Graz të Austrisë, sot rreth orës 10 të mëngjesit ka ndodhur një të shtënë në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse.

Sipas informacionit të deritanishëm, kanë humbur jetën disa nxënës, një person i rritur dhe sulmuesi.

Sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

Gazeta Kronen Zeitung raporton se sulmuesi ka qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.

Në internet ka qarkulluar një video ku dëgjohet të shtënat në oborrin e shkollës, si dhe kaosi që ka ndodhur brenda klasave të shkollës.

Related Articles