Këtë të martë është publikuar një video e cila tregon gjithë dinamikën e ngjarjes së datës 18 nëntor të vitit të kaluar, kur u vra Martin Cani, raporton Gazeta “Enigma”.
Pamjet i ka publikuar gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj. Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.
“Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë”, thotë Harlicaj në postim.