Publikohet projekti “Dale” nga Ledri, Kida dhe Butrinti

Publikohet projekti “Dale” nga Ledri, Kida dhe Butrinti

Tre artistët e popullarizuar shqiptar, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri, kanë prezantuar këngën e tyre më të re.

“Dale” titullohet projekti, të cilin e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme skenike në videoklipin e realizuar në Turqi.

Teksti i këngës është shkruar nga vet këngëtarët, kurse për producimin u përkujdës Çelik Lipa nga SBS Entertainment.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur Entermedia.

Kënga duket të jetë bërë për ditëlindjen e Imerit, i cili sot kremton plot 25 vite jetë.

Ky është bashkëpunimi i parë i Butrintit, Kidës dhe Ledrit që mori reagime mëse pozitive nga fansat e publiku.

Related Articles