Gjendet pa shenja jete një femër, dyshohet se u hodh nga shkallët

Gjendet pa shenja jete një femër, dyshohet se u hodh nga shkallët

Një femër është gjetur pa shenja jete në orët e paradites së ditës së djeshme në Malishevë.

Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se e njëjta dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar.

Sipas Policisë, e njëjta është dërguar për Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Viktima femër  kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë.

Related Articles