Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, 2 vdekje për 24 orë

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, 2 vdekje për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy vdekje dhe 49 raste të reja, raporton Gazeta “Enigma”.

Po ashtu janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.525 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 831.

Related Articles