Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet COVID-19

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.

Në total numri i rasteve aktive është 402. / Gazeta Enigma.

Related Articles