Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 321 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 394. / Gazeta Enigma.
Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19
