Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka publikuar thirrjen e përfaqësuesit grupeve të ekstremit të djathtë serbe, Damnjan Knezevicit që flet për “çlirimin” e Jarinjës.
Përmbajtja e përkthyer:
“Në këtë moment të shohim se sa njerëz janë të gatshëm që të nisen në Jarinje dhe të provojmë ta çlirojmë atë kalim”.
Ky grup është i lidhur ngushtë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina dhe sot ka paraparë të jetë në Jarinje.