Publikohet traileri i filmit artistik “Pendimi”

Publikohet traileri i filmit artistik “Pendimi”

Një tjetër film artistik pritet t’i bashkohet kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për filmin “Pendimi”, i cili shumë shpejtë do të shfaqet në treg, shkruan Gazeta “Enigma”.

Nën regjinë e Adem Kicajt, filmi “Pendimi” përshkruan historinë e dashurisë ndërmjet dy të rinjëve.

Teksa të gjithë flisnin për historinë e dashurisë së tyre, papritur ndërhynë miqtë e tyre dhe nga këtu fillon të ndryshojë gjithçka.

Skenarin e filmit e ka bërë Robert Bacaj, ndërkohë që është realizuar nga IFTP-Production.

Kasta e këtij filmi përbëhet prej aktorëve profesionistë si Arben Bajgora, Mejreme Sermagjaj, Artesa Ratkoceri, Agron Aliti, Xhelal Z Fera, Silva Peposhi, Yll Berisha, Nexhmije Korqa, Besim Berisha, Antesa Korqa, Fahri Cani dhe Ulijet Korqa.



Ndiqeni edhe trailerin e këtij filmi:



Related Articles