Në aksident që ndodhi mes një veture dhe një autoambulance dje në Gjakovë, përfundoi me vdekjen e njërit prej pesë të lënduarve.
Sot në media janë publikuar edhe pamjet nga momenti i këtij aksidenti të rëndë.
Ndryshe, për rastin ka njoftuar edhe sot Policia, përmes raportit 24 orësh, ku ka dhënë detaje shtesë për këtë aksident.
“Rr. Pashko Vasa, Gjakovë 30.06.2022 – 05:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident. Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.