Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ka publikuar një video ku pretendohet se është momenti kur një dron ujor kamikaz ukrainas goditi urën 3 miliardë dollarë që e lidh Rusinë me Krimenë, duke shkaktuar shpërthim të madh, raporton “Daily Mail’.
Sulmi me dronin “Sea Baby” ndodhi muajin e kaluar.
“CNN” ka publikuar videon e dronit ujor të mbushur me 850 kilogramë eksploziv.
Është hera e parë që SBU publikisht ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer nga ushtria ukrainase.
Mbrojtja ruse dështoi të vërente dy dronët që kaluan nëpër ujë dhe shpërthyen në sektorin e hekurudhës në urë, ndërsa po kalonte një tren.
Droni i ri “Sea Baby” po zhvillohet tash e saj muaj dhe shefi i SBU-së, Vasyl Maliuk, ka paralajmëruar Moskën për sulme tjera.