Publikohet video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

Publikohet video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

Agon Zejnullahu po bëhej gati të transportohej për në spital me pranga në duar.

27-vjeçari dyshohet se vdiq i prangosur disa momente pas arrestimit në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, në orën e parë të së hënës.

Një video ekskluzive të cilën e ka siguruar Paparaci, pandërhyrje, tregon momentin nga prangosja e tij të ulur në tokë, deri te bartja për në autoambulancë.

Menjëherë pas vendosjes në kontroll, zyrtarët policorë i hedhin Zejnullahut ujë në fytyrë dhe rreth kokës. Ai gjendet i ulur në gjunjë dhe me duar të lidhura prapa shpinës.

Me mbërritjen e autoambulancës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit, 27-vjeçari, nga zyrtarët policorë me asistencë të mjekëve vendoset në lese dhe bartet për në automjetin e ambulancës.

Related Articles