Publikoi foto me armën e gjyshit, shoqërohen në polici nip e gjysh

Publikoi foto me armën e gjyshit, shoqërohen në polici nip e gjysh

Gjyshi dhe nipi nga Podujeva janë shoqëruar në stacionin policor, pasi nipi i tij i mitur kishte publikuar fotografi në rrjete sociale me armën e gjyshit të tij.

Pistoleta më dy fishekë është konfiskuar ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Me vendim prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) nip e gjysh, pasi që i mituri përmes rrjeteve sociale ka publiku foto me armë zjarri të gjyshit të tij. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.  

Related Articles