Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro një shofere që ka vozitur me shpejtësi 197 km/h në autostradë.
Ndëshkimet ndaj vozitësin kanë ardhur pasi ai e ka publikuar videon në rrjetet sociale.
“Në bazë të video incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili me automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 130 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h”, thuhet në njoftim.
Përveç gjobës prej 300 eurosh, sipas policisë, të njëjtës i janë shqiptuar 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
