Një person është arrestuar të shtunën, rreth orës 18 e 30, në Gjakovë, pasi policia kanë arritur të sigurojnë një video në rrjete sociale, ku i dyshuari shihet duke shtënë me armë.
Në konsultim me prokurorin është kontaktuar i dyshuari, i cili, pas dorëzimit të armës dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.