Publikohen pamjet e refugjatit iranian që vrau dy persona në Oslo

Publikohen pamjet e refugjatit iranian që vrau dy persona në Oslo

Mbrëmë kryeqyteti i Norvegjisë u trondit nga sulmi terrorist që u krye nga jë refugjat iranian i cili vrau dy persona në një bar ku mblidheshin homoseksualët.

I dyshuari për terrorizëm i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 21 të tjerëve në një bar homoseksualësh në Oslo mbrëmë është zbuluar të jetë një ish-hidraulik 42-vjeçar i lindur në Iran.

Zaniar Matapur ishte lindur në Kurdistanin iranian përpara se të shkonte në Bergen, Norvegji si refugjat në moshën 12-vjeçare, shkruan Daily Mail.

Ai u akuzua herët këtë mëngjes për dy vrasje, tentativë për vrasje dhe terrorizëm pas sulmit terrorist homofobik në qendrën e qytetit.

Shërbimi i Sigurisë Policore Norvegjeze (PST) hetoi Matapurin vetëm një muaj më parë, por vendosi se ai “nuk ishte një kërcënim i menjëhershëm”.

Related Articles