Gjatë një konference ndërkombëtare në Indi, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se lufta në Ukrainë “u nis” kundër Rusisë, gjë që bëri publikun në sallë të qeshin.
Lavrov tha se Rusia po përpiqet ta ndalojë luftën që sipas tij është nisur kundër Rusisë duke e përdorur popullsinë ukrainase.
Konferenca ndërkombëtare e Dialogut Raisina zhvillohet në të njëjtën javë me takimin e ministrave të jashtëm të G20 , i cili gjithashtu u zhvillua në Indi, ku morën pjesë Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ku kjo është hera e parë që të dy takoheshin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë së njëjtës konferencë, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për hipokrizi pasi Blinken tha se Rusia nuk mund të bëjë luftë në Ukrainë pa u ndëshkuar.
“Nëse ne e lejojmë Rusinë të bëjë atë që po bën në Ukrainë pa u ndëshkuar, kjo u dërgon një mesazh agresorëve të mundshëm kudo që edhe ata mund të shpëtojnë”, tha Blinken për Raisina Dialogue.
This is hilarious. And embarrassing. Russian Foreign Affairs Minister Lavrov says "the war we are trying to stop was launched against us" and the Indian audience – supposedly sympathetic – audibly laughs. Russian "diplomats" think that the lies they use to feed Putin's fantasies… https://t.co/TyUV8WvYQb pic.twitter.com/ue5I61ZvuO— Konstantin Sonin (@k_sonin) March 3, 2023