Gjashtë fëmijë të klasës së tretë, në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë, shfaqën shqetësime të ngjashme pasi puçrrat i’u shpërndanë nëpër lëkurë.
Ndaj bashkë me të tjerët në këtë klasë, nën dyshimet për alergji u referuan për të bërë analiza.
Megjithëse të tilla ndryshime nuk u panë tek tjerët, të hënën në klasë nuk hyri askush, e mësimi për këta nxënës mbahet virtualisht.
Me të marrë informatën, komunarët morën masat e nga të gjitha shkollat e Gjakovës u kërkua të raportohet nëse ka këso dyshimesh.
Gjatë së hënës janë përfunduar analizat e gjakut, tek të cilat Klan Kosova merr vesh se nuk ka dalë ndonjë rezultat shqetësues.
Prindërit nuk pranuan të prononcohen në lidhje me këtë çështje, derisa nga Instituti Kosovar Shëndetit Publik në Gjakovë, konfirmuan se janë duke punuar në disa analiza, rezultatet e të cilave do bëhen të ditura gjatë javës.