Punëtorët e Lotarisë sërish do të protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë  sërish do të protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, të premten në ora 11:30.

Paralajmërimin për këtë protestë e ka bërë Sindikata e Lotarisë.

Protesta do të organizohet me kërkesën për miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Përmes një komunikate, Sindikata e Lotarisë së Kosovës ka thënë se që nga viti 2019 çështja e lotarisë vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike.

“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj’, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

Sindikata theksoi se punëtorët do të vazhdojnë protestën deri sa të miratohet ligji.

/Gazeta Enigma/

Related Articles