Punëtorët e marketit në Gjilan ndalin hajnin e armatosur, konfrontohen fizikisht me të!

Punëtorët e marketit në Gjilan ndalin hajnin e armatosur, konfrontohen fizikisht me të!

Janë publikuar në media pamjet nga konfrontimi i hajnit me punëtorët e një marketi në Gjilan.

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit me inicialet S.I., i lindur në vitin 1982.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari fillimisht ka arritur t’i grabitë paratë, por më pas punëtorët e marketit kamë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin.

“I njëjti nën kërcënim të armës fillimisht kishte arritur që nga arka e shitjes punëtorit të marketit të ja grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, por punëtorët tjerë prezent kanë ndërhy dhe kanë arrit që ta ndalin të dyshuarin, gjersa shumë shpejtë njësitet të shumta patrulluese policore kanë arrit në vende të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO:

Related Articles