Punëtorët teknik të Kuvendit vazhdojnë protestat në shtator

Punëtorët teknik të Kuvendit vazhdojnë protestat në shtator

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e grevës së punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës në shtator, për shkak të pushimeve verore.

“Ju njoftojmë se sot ne takim me udhëheqjen e shoqatës sindikale te punëtorëve teknik qe kryejnë shërbime ne objektin e Kuvendit te Kosovës u mor vendim se nga java e parë e shtatorit këta punëtor do te hidhen në grevë për shkak te pagave te tyre të ulëta”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Tutje bëhet e ditur se punëtorët kanë deklaruar se “nga fillimi i shtatorit nuk do të punojnë fare, deri ne rritjen e pagës 450 euro”.

Punëtorët teknik të Kuvendit paguhen 275 euro në muaj. Ata protestuan ditë më parë para objektit të Kuvendit.

Related Articles