Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në punë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në fshatin Ratkoc të Rahoverit.
Një 25-vjeçar ka lënduar gishtat derisa ishte duke punuar në një oborr në fshatin Ratkoc.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakocës, Sheremet Elezaj.
Ai shtoi se 25-vjeçari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe është njoftuar inspektori i punës”, tha ai.
Ndërsa, shton se veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit.
Rrezikshmëria në vendin e punës vazhdon të jetë problem serioz, dhe kjo dëshmohet edhe nga raportimet e fundit të Sinjalit. Në vetëm dy ditët e fundit, një punëtorë është zënë nga skelet kurse një tjetër derisa ishte duke punuar i është thyer dora dhe i janë amputuar gishtat.