Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, me një lidhje direkte është raportuar për një sulm ndaj konsumatorit nga një puntor, raporton Gazeta10.
Telefonuesi ka raportuar se punëtori kishte kafshuar në vesh vëllaun e tij dhe menaxheri kishte gënjyer se kanë lajmëruar rastin në polici.
“Pramë ja kom dërgu ni video në Viber me të njëjtin numër, u shku vllau në ni market Viva që është në rrugën Hajrullah Zymi këtu në Fushë Kosovë, ni puntorë i Vivës e ka hongër në vesh me dhëmbë. Edhe në video shihet që e kam marrë inqizimin nga kamerat , jom shku në polici, menaxheri e ka rrjet vllaun se e ka thirrë policinën e nuk po vinë e ai nuk e ka lajmëru policinë hiq. Tash kom denoncu rastin edhe në polici që ata me u merr me këtë rast.”, tha telefonuesi nga Fushë Kosova.