Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për për vdekjen e invalidit të luftës në Strellc të Deçanit, i cili humbi jetën në vendin e punës.
Ai tha se kontributi dhe sakrifica e tij në kohë të vështira do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje.
“Në këto momente të rënda mora lajmin e hidhur për ndarjen tragjike nga jeta të Xhevat Hasanmetaj nga Strellci. Kontributi dhe sakrifica e tij në kohë të vështira do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që e njohën”.
“Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasanmetaj dhe gjithë farefisit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Ramosaj.
