Punime në aksin Gjilan – Prishtinë, rruga mbyllet në fshatin Parallovë

Punime në aksin Gjilan – Prishtinë, rruga mbyllet në fshatin Parallovë

Policia ka njoftuar se aksesi rrugor Gjilan – Prishtinë do të mbyllet në fshatin Parallovë për shkak të punimeve, nga ora 14:30 deri në 16:00. Gjatë kësaj kohe, rruga nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik, raporton Gazeta Enigma.

Për të lehtësuar situatën, autoritetet kërkojnë mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe sugjerojnë përdorimin e rrugëve alternative:

  • Për ata që udhëtojnë nga Gjilani në Prishtinë, rekomandohet përdorimi i rrugës Ponesh – Gadime, e cila çon në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.
  • Ata që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan duhet të kthehen në të majtë në udhëkryqin e fshatit Llabajn, duke ndjekur rrugën që çon në fshatrat Prekovc – Makresh – Stanishor – Gjilan./GazetaEnigma/

Related Articles