Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Keqekollë-Hajkobillë (kodi: 14016004) prej orës 10:30 deri në ora 15:30

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja dhe premontimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Fusha e Pejës (kodi: 50000009) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabërgjan, Lluga, LLabjan dhe Bllagaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm për siguri të rrjetit.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Shtërrpca do të ndërprehet:

Dalja 10kV Brodi (kodi: 40044005) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovce (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushicë dhe Viqë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve dhe riparimi i shtyllës.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fshatrat (kodi: 40000002) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 10[kV] Shupkovci do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Betonjerka (kodi: 70000104) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: rrugët: Agim Ramadani, Kemajl Ataturku, Fan Noli (një pjesë), Maria Shllaku (një pjesë), Nystret Musa (një pjesë), Shemsi Ahmeti (një pjesë), Bislim Bajgora (një pjesë), Brigada 141 Mehë Uka (një pjesë), Esat Meholli (një pjesë), Kalabria (një pjesë), Rifat Dedia (një pjesë) dhe Halim Bajgora.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Opterusha (kodi: 82000010) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc,Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë dhe Smaq (një pjesë).

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi trafove dhe ndërrimi i izolatorëve të TS CUPI.

Related Articles