Zgjerimi i rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë ka filluar në vitin 2016 dhe ishte parashikuar që të përfundojë për tri vjet, mirëpo edhe pse kanë kaluar 6 vjet, kjo rrugë për shkak të pengesave rreth shpronësimeve ende nuk ka përfunduar.
“Në fund të nëntorit do të jetë e përfunduar në tërësi”, këtë zotim zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e kishte dhënë vitin e kaluar.
Por, edhe pas pesë muajve, magjistralja Podujevë-Prishtinë ka mbetur ende e pa përfunduar.
Për qytetarët që kalojnë çdo ditë këtej, kjo situatë po konsiderohet mjaft e vështirë.
Madje, për zvarritjen e punimeve të kësaj rruge, ata po i fajësojnë pushtetarët.
Ndryshe nga ta, mendon ky qytetar.
Në anën tjetër, fajin për ndërprerjen e punimeve të kësaj rruge që lidhë Llapin me kryeqytetin, Komuna e Podujevës e adreson diku.
Lidhur me këtë, televizioni iu është drejtuar ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për t’i pyetur rreth arsyjeve të stagnimit të punimeve në këtë rrugë.
Me gjithë insistimin, të njëjtit nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje.
E, një arsyje se pse nuk po punohet këtu, e ka Bekim Ahmeti, ekspert i fushës së komunikacionit.
Zgjerimi i rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë ka filluar në vitin 2016 dhe ishte parashikuar që të përfundojë për tri vjet.