Në ditët e sotme, duhet të ndihemi me fat nëse kemi kohë mjaftueshëm sa për të ngrënë shpejt e shpejt tostin që kemi përgatitur në shtëpi. Erozioni i drekës është një fakt i shëmtuar i shoqërisë moderne.
Pjesa më e madhe e njerëzve, sipas shumë studimeve, në të gjithë botën, marrin maksimumi 34 minuta pushim për të ngrënë drekën. Fatkeqësisht punonjësit e zyrave e hanë drekën e tyre ne tavolinat e punë në një mesatare 4 ditë në javë. Një pjesë e tyre, 37% as nuk largohen nga zyra fare.
Kjo është një kulturë e ardhur nga prezenteizmi (simptomë e pasigurisë së njerëzve për të humbur vendin e punës), të humbësh vesin e të ngrënit të vaktit më të rëndësishëm të ditës. Është e drejta e punonjësit të cilën nuk e ushtron.
Ndërsa dimë se në ditët e sotme lumturia në vendin e punës është e lidhur me produktivitetin. Pjesë e procesit të rritjes së produktivitetit është inkurajimi i punonjësve të marrin orën e tyre të pushimit të plotë, të dalin jashtë zyrës për ta shijuar atë.
Është një ide e gabuar që punëdhënësit kanë në lidhje me faktin që nëse ti merr një orë të drekës të lirë, atëherë je dembel dhe duke i bërë bisht punës. Por ky është një mit i shëmtuar dhe i pavërtetë. I përthithur nga njerëzit në momentet e recensionit ekonomik, nga frika për tu shtuar në listën e anëtarëve të familjes që vuajnë nga papunësia.
Por mos harroni që jeni duke sabotuar veten tuaj. Të pafundme janë studimet që tregojnë se ata që marrin një orë të plotë të pushimit të drekës janë më pak të stresuar, më të lumtur dhe shumë më kreativ.
Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me mirëqenien fizike, ne kemi nevojë për një spektër të tërë drite, pra kemi nevojë të dalim nga ndërtesa./Gazeta Enigma/