Haradinaj: Qeveria t’i publikojë shpenzimet e energjisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar edhe një herë situatën me krizën energjetike në vendin tonë.

Haradinaj ka pohuar se Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga tetori 2021.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se është e pakuptueshme mjegulla që Qeveria ka krijuar në raport me energjinë elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj.

“Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021. Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime”.

Tutje ai ka shtuar se “po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve. E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj. E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson. Duam llogaridhënie për paranë publike”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Enigma/

Related Articles