Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, qyteti i Tetovës u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një studente e Fakultetit të Mjekësisë u raportua se ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese, duke humbur jetën në vendngjarje.
Vetëm më pas u bë e ditur se viktima është Daorsa Spahija, 24-vjeçare nga Gjakova, e cila po studionte në Tetovë.
Babai i studentes, Arber Spahija, përmes një postimi me fotografi të së ndjerës, shkruan: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”.
E reja do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.

