Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas nxjerrjes së Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publik.
Ajo tha se pushteti aktual tentoi që të i “kontrabandojë” ndryshimet.
Postimi i plotë:
Ligji për Zyrtarët Publik, u shpall kundërkushtetues.
Kjo ishte arsya pas gjithë zhurmës në seancën e fundit të mbajtur. Kjo ishte arsya pse pavarësisht që I NJËJTI ligj trajtohej në Gjykatë Kushtetuese, u munduan të kontrabandonin ndryshimet e njëjta për së dyti.
Jo në Kosovë! Jo në demokraci!