Gjatë një konferencë me gazetarët ditën e sotme, Putin ka akuzuar Perëndimin se ka tentuar të vrasë gazetarët rusë. Ai pretendoi gjithashtu se Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) kishte ndaluar përpjekjen për të vrarë një gazetar, raporton Sky news.
“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi përpjekjen e një grupi terrorist, i cili po planifikonte të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.
“Ata kanë kaluar në terror – në planifikimin e vrasjes së gazetarëve tanë.”
Gjithashtu Rusia pretendoi se kishte arrestuar disa anëtarë të një grupi nacionalist që tentoi të vriste gazetarin pro-Putin, Vladimir Solovyev. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska tha se të arrestuarit vepronin në emër të shërbimit special ukrainas.