Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë një adresim publik, ku këtë herë në shënjestër nuk ka pasur vetëm ndërkombëtarët, por edhe qytetarët e vendit që drejton.
“Cilido popull, e aq më shumë populli rus, është i aftë të dallojë patriotët e vërtetët nga llumi dhe tradhtarët, dhe thjesht do t’i pështyjë sikur diçka e pështirë që aksidentalisht të futet në gojë, dhe e pështynë në dysheme”, shfryu Putini përpara kamerave.
Ndërsa, fuqizimin e Rusisë, e sheh tek një vetëpastrim natyror dhe të domosdoshëm.