Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur fjalim në Asamblenë Federale të Moskës.
Putin ka fajësuar Perëndimin per luftën ne Ukrainë gjatë fjalimit të tij rreth dyoresh, vetëm tre ditë pa u bë një vit nga fillimi i agresionit rus atje.
Ai ka quajtur intervenimin perëndimor si ‘fushatë të terrorit”, duke shtuar se “Dua t’ju përsëris atyre që janë fajtorë për luftën dhe po shfrytëzojmë forcën tonë ta ndalojmë”.
Ai gjithashtu, njofton se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në “New Start” – trakti strategjik i reduktimit të armëve midis Amerikës dhe Rusisë, raporton BBC.
“Jam i detyruar të lajmëroj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktin e ofenzivës strategjike”, tha ai.
Presidenti rus gjithashtu tha se Rusia duhet të jetë e gatshme të testojë armët nukleare nëse Amerika vepron e para.
“NewStart” është marrëveshja e fundit nukleare midis Rusisë dhe Amerikës, e cila është zgjatur për pesë vjet tjera në vitin 2021.