Mediet ruse po raportojnë se presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar sonte Ministrinë e Mbrojtjes që të futet në rajonet ukrainase Donjeck dhe Luganc, pavarësinë e së cilave e njohu sonte.
Kujtojmë që tashmë gjenden 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e Ukrainës.